‘Çmimet e karburanteve kanë krijuar stabilitet’/ Ibrahimaj flet për shfuqizim të Bordit të Transparencës: Jemi në…

0

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka paralajmëruar se Bordi i Transparencës për çmimin e naftës, mund të pezullohet.

Ibrahimaj ka pohuar se qeveria po diskuton të shfuqizojë Bordin e Transparencës dhe atë për ushqimet pas një viti nga ngritja e tyre për të krijuar stabilitet në çmime.

“Kemi diskutuar për shfuqizimin e bordit. Jemi në një situatë ku çmimet e karburanteve kanë krijuar një stabilitet dhe nuk kanë luhatje dhe jemi në një proces të vendimmarrjes për pezullim të aktiviteteve të bordeve. Arsyeja pse bordet u ngritën ishte vetëm një që të limitoheshin fitimet, me qëllim pasjen e një çmimi më të ulët për konsumatorët”, –  tha ministrja në një intervistë për Abc.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu