Ç’ndodh nëse ikën nga pushteti? Erdogan: Le ta shembin atë që kemi ndërtuar deri sot

0

A është në gjendje Erdogani të drejtojë vendin apo duhet të fillojnë e të konsiderohen skenarët për pasardhësit e tij në pushtet? Për herë të parë, presidenti turk Recep Tajip Erdogan, foli për mundësinë e humbjes në zgjedhje dhe largimit të tij.

“Nëse populli thotë lamtumirë dhe të vijnë të tjerët, atëherë le ta shembin atë që kemi ndërtuar deri më sot,”-tha ai.

Ndërkohë që zërat për “sëmundjen” e tij shtohen, ndonëse nuk është konfirmuar kurrë zyrtarisht, kanë nisur dhe aludimet se kush do të jetë pasardhësi i tij në detyrë, e ai që do të udhëheqë partinë në zgjedhjet e vitit 2023. Ekpsertët vlerësojnë se nëse Erdogan ikën, politika turke mund të kthehet në diçka që i ngjan “status quo” pasi përçarjet në AKP mund të shkaktojnë destabilitet në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu