Coca-Cola apo Heineken? Bonuçi: Ja çfarë pijnë kampionët (VIDEO)

0

Mbrëmjen e kaluar mbrojtësi i Italisë, Leonardo Bonucci shënoi golin e barazimit për “azurrët”, golin nga pika e bardhë e penalltisë dhe u shpall “Njeriu i Ndeshjes”. Në konferencën për mediat Bonuccin piu birrën Heineken dhe Coca-Cola dhe tha: “Unë do të pi gjithçka sonte”.

Në këtë mënyrë Bonucci doli kundër shokut të tij te ekipi i Juventusit, Cristiano Ronaldo kur erdhi puna për të shijuar pijet e sponsorizuara nga Uefa në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Kapiteni i Portugalisë CR7 në nj? konferencë për shtyp hoqi shishet me Coca-Cola dhe u tha atyre që shikonin të ‘pinin ujë’. Ky veprim i. Ronaldos i dha një goditje të rëndë gjigandit të pijeve me gaz pasi vlera e tyre ra me shifra marramendëse.

Ylli i Italisë Manuel Locatelli më vonë ndoqi hapat e sulmuesit duke u hequr shishen me Coca-Cola të vendosur para tij. Por Bonucci, i cili ishte heroi i suksesit të Italisë në Euro 2020, shijoi një pije të gazuar dhe një birrë pas triumfit të paharrueshëm të ekipit të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu