Covid-19/ Italia heq karantinën për shtetasit nga BE, çfarë vendosi për shqiptarët

0

Pas përmirësimit të situatës nga Covid, Italia ka vendosur heqjen e karantinës për shtetasit nga vendet anëtare të unionit, nga Britania e Madhe dhe Izraeli.

Dekreti i ministrisë së Shëndetësisë së vendit fqinj që lejon hyrjen e shtetasve nga vendet europiane vetëm duke paraqitur një tampon negativ të 48-orëve të fundit, ka hyrë dje në fuqi.

Ndërkohë për shqiptarët, që nuk kanë leje-qëndrimi italiane dhe pasaporta të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, do të qëndrojnë në fuqi kufizimet e deritanishme, ku lejohet hyrja vetëm për arsye të veçanta.

Fundjavën që lamë pas, jo vetëm në Itali, por edhe Spanjë e Portugali ka nisur rihapja graduale e plazheve, pishinave dhe qendrave të tjera verore për argëtim.

Portugalia dhe Holanda kanë nisur lejimin e hyrjes së shtetasve të huaj nga disa vende europiane për sezonin turistik. Lehtësimin e masave të bllokadës do ta nisë nga e hëna edhe Turqia. infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu