COVID-19 në Shqipëri/ 2 humbje jete, ulen rastet pozitive, 716 të infektuar në 24 orët e fundit

0

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë dy qytetarë nga Tirana, përkatësisht 69-92 vjeç.

2 persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë dy qytetarë nga Tirana, përkatësisht 69-92 vjeç. Ndërsa po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, 716 raste të reja janë shënuar nga 1590 testime të kryera. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga COVID-19 dy persona, teksa janë regjistruar 716 raste të reja nga 1590 testime të kryera. Viktimat janë dy qytetarë nga Tirana të moshave 69-92 vjeç. Rastet e reja janë shënuar 303 në Tiranë, 68 në Durrës, 66 në Fier, 35 në Lushnje, 24 në Vlorë, 19 në Sarandë, 18 në Kamëz, 17 në Shkodër, nga 15 qytetarë në Kavajë, Berat, 11 në Krujë, nga 10 qytetarë në Divjakë, Pogradec, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Mirditë, Tepelenë, Dimal, nga 7 qytetarë në Vorë, Himarë, nga 6 qytetarë në Lezhë, Mallakastër, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Delvinë, nga 4 qytetarë në Kurbin, Shijak, Përmet, Gramsh, nga 3 qytetarë në Selenicë, Skrapar, Elbasan, nga 2 qytetarë në Pukë, Has, Roskovec, Kolonjë, nga 1 qytetar në Kukës, Rrogozhinë, Patos. Janë 8,239 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Janë shëruar 1055 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 300,313 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 716
Të shëruar në 24 orë 1055
Të shtruar në spitale 32
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1590

Testime totale 1,918,177
Raste pozitive 312,097
Raste të shëruara 300,313
Raste Aktive 8,239
Humbje jete 3,545

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,446
Fier 699
Durrës 637
Vlorë 453
Elbasan 399
Shkodër 336
Korçë 326
Berat 285
Lezhë 238
Gjirokastër 232
Dibër 120
Kukës 68

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu