ARABIA SAUDITE – Pasioni për futbollin nuk njeh moshë dhe pak ditë më parë një tifoz 80-vjeçar dhe fans i madh i Cristiano Ronaldo-s u bë viral.
Ky zotëri i veçantë u pa… duke u përlotur në stadiumin e Al Nassr, pasi me fanelën e CR7 veshur, mundi të shihte futbollistin e tij të preferuar, duke luajtur futboll për herë të parë në jetën e tij.
Dhe, nëse gjithçka shkon mirë, ai ndoshta do të ketë një shans për ta parë yllin portugez edhe më afër.
Cristiano në një postim në rrjetet sociale u ka kërkuar ndjekësve ta ndihmonin për të gjetur fansin e tij 80-vjeçar, që me sa duket don ta takojë ose ta falënderonte në një farë mënyre për këtë moment të bukur dhe prekës.
“Po e kërkoj! Çdo informacion do të vlerësohej”,- ka shkruar Cristiano Ronaldo, i cili është në pritje për të parë nëse do ta gjejë.
Looking for him! Any info would be appreciated. pic.twitter.com/yei3OBVz9Y
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) October 25, 2024