Çuan familjarët dhe bën sherr në shkollë, Kushi: -“Nuk hiqen mësueset me një të rënë të lapsit”

0

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka folur për herë të parë në lidhje me konfliktin që ndodhi disa ditë më parë pranë shkollës  mesme “Andon Zako Çajupi”, në Tiranë, ku ishin të përfshira dy mësuese dhe të afërmit e tyre.

Sipas Kushit, mësueset nuk mund të hiqen me një të rënë të lapsit, dhe për ngjarjen janë bërë verifikimet e nevojshme, në bashkëpunim me policinë e shtetit.

“Zyra Arsimore ka bërë një reagim dhe ka marrë masë ndaj dy mësuesve. U përdor një kohë e caktuar për ta verifikuar ngjarjen me policinë. Sepse jo gjithmonë lajmet në media janë 100% të vërteta. Jo me një të rënë të lapsit mund të hiqet mësuesja. Ne e verifikuam me policinë dhe gjykuam që mësueset të pezullohen dhe më pas të shkarkohen. Respektojmë institucionet.

Ka hierarki, struktura që janë të parashikuara për të ndërmarrë veprime. Dhe trajtimin psikologjik po e bëjmë, kemi ngritur një grup pune. Uroj të mos ndodhin ngjarje të tilla, është shumë e rëndë. E kuptoj dhe për prindërit është shqetësim i lartë, ndonëse nuk ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës është shumë e rëndë”, tha ministrja e Arsimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu