Çuçi ministër i Brendshmën/Meta:”E mora vesh nga media”.

0

Ilir Meta, presidenti i vendit, ka bërë me dije se do t’i përgjigjet Ramës rreth vendosjes së Blendi Çucit si ministës i Brendshëm.

Teksa u pyet nga gazetarët në konferencën e përbashkët me homologen kosovare Vjosa Osmani, Meta deklaroi se është njohur në media për këtë propozim. Ndërsa shtoi se do i duhet të njihet me propozimet zyrtare që të japë një përgjigje.

“Jam njohur nga mediat por si president do më duhet të njihem me propozimet zyrtare dhe përgjigja do të jetë më e shpejta e mundshme sa i takon kohës”, tha Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu