Çudi në Tropojë/Edhe pse i arrestuar, kryebashkiaku Rexhë Byberi komandon zëvendësen si kryetare të komanduar të bashkisë

0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi më 9 shtator caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” ndaj kryetarit Rexhë Byberi dhe nënkryetarit të Bashkisë së Tropojës, të akuzuar për “shpërdorim detyre”, pasi kanë kryer veprime e mosveprime që konsiderohen si mospërmbushje e rregullt e detyrës, në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Sipas SPAK, dyshohet se paligjshmëritë për të cilat akuzohen kryebashkiaku i Tropojës, Rexhë Byberi dhe zëvendësi i tij, Abedin Kërnaja kanë të bëjnë me hapjen e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga këshilli bashkiak.

Por duket se masa e arrestit nuk e ka ndaluar Rexhë Byberin të caktojë kryetaren e komanduar të bashkisë, të cilën, në këtë rast, sipas ligjit duhet ta emërojë këshilli bashkiak.

Byberi ka caktuar nënkryetaren tjetër, Zyra Islamaj, si kryetare të bashkisë së Tropojës deri në një urdhër të dytë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu