Çudia me dy doktorët e Maliqit/ Kolegët ikin në Gjermani, dr. Alfred Gega dhe dr.Yllson Ibrahimllari lënë Tiranën për t’u kthyer në vendlindje

0

Ky është një rast i rrallë me të vërtetë dhe frymëzues po ashtu.

Alfred Gega dhe Yllson Ibrahimllari janë të dy bijë të Maliqit, njëri nga zona fushore (Pojan) e bashkisë dhe tjetri nga malësia e Gorës.

Të dy diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, profilizuar si mjek kirurg-ortoped dhe prej vitesh kanë bërë emër në qarqet mjekësore të kryeqytetit.
Dr. Gega është ortoped pranë Spitalit Universitar të Traumës, ndërsa dr. Ibrahimllari është në spitalin italian Salus.

Po përse kthehen në Maliq ?

Dr. Alfred Gega kandidon për kryetar bashkie në Maliq nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, kurse dr. Yllson Ibrahimllari kryeson listën e këshilltarëve të të njëjtit formacion politik.

Duket se e djathta ka “goditur” me të dy emrat, por nuk duhet harruar se në listën e këshilltarëve ka të tjerë vajza dhe djem fisnik, me reputacion familjar dhe profesional, që e duan zhvillimin e zonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu