Dafina Zeqiri nuk ndalet, projekti i fundit i artistes është një surprizë e vërtetë

0

Nëse ka një person që nuk di të ndalet së prodhuari hite në industrinë muzikore, ajo është padyshim Dafina Zeqiri. Ditën e sotme ajo ka publikuar papritur dhe pa asnjë paralajmërim një projekt të ri muzikor, që na fiksoi me dëgjimin e parë. Në fakt Dafina ka sjellë një remix të këngës “Pa ty” të Cricket dhe Muma në bashkëpunim me këta të fundit.

I gjithë videoklipi është xhiruar në një fushë të madhe me dy karrige të vendosura përkrah njëra-tjetrës, ku shihet ulur Dafina dhe Endrit Mumajesi i njohur si Muma.

Kujtojmë se vetëm 2 javë më parë, Dafian Zeqiri solli pjesën e dytë të këngës “Vuj vuj vuj”, me titull “Japa”. Në kaq pak kohë kjo këngë ka arritur mbi 4 milionë klikime në Youtube, duke u kthyer në një nga këngët e preferuara dhe në TikTok. Në fakt Dafina e kishte menduar paraparakisht që kjo këngë të bëhej virale në këtë rrjet social, duke realizuar një kërcim shumë të lezetshëm, që tashmë po kopjohet nga gjithë fansat e saj.

Ndërkohë prej kohësh fansat e Dafinës po presin publikimin e plotë të albumit të saj “Dafinë Moj”. Këngëtarja ka treguar se ky album është një nga projektet më të rëndësishëm të saj, sepse është shumë personal.

Në këtë album do të mësojmë shumë për jetën e saj, që deri më sot këngëtarja nuk ka preferuar të flasë shumë. Dafina është rritur në një familje femrash, pa figurën atërore dhe jeta e saj kaqenë e mbushur me sfida. Të gjitha këto ajo ka premtuar se do t’i tregojë një më një përmes këngëve të albumit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu