Daja e 3-vjeçarit: Vendi ku na thanë se u mbyt ishte 65 cm, fëmija ishte 80 cm

0

Daja i 3-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në kopshtin privat ku shkonte në qytetin e Fierit, u shpreh se nuk ka asnjë mundësi që në vendin ku pronarët e kopshtit pretendojnë se i është mbytur fëmija është 65 centimetra e lartë, ndërsa 3-vjeçari ishte 80-90 cm.

Ai kërkoi nga mediat që të shkojnë edhe vetë të shikojnë vendin e ngjarjes dhe në rast se vërtetohet hipoteza e pronarëve të kopshtit, ai u shpreh se do të jetë i parë nga familjarët që do të ulet në gjunjë dhe do kërkojë falje për gjithçka akuzojnë.

“Kjo gjë që na ndodhi ne, të mos i ndodhë askujt. E çuam fëmijën të gjallë në kopësht me fëmijët e tjerë dhe na marrin në telefon dhe na thonë që fëmija ka vdekur. Si ka kundësi të mbytet fëmija në një lartësi vetëm 65 centimetra, kur fëmija jonë ishte 80-90 cm i gjatë. Ndaj u kërkoj mediave që të shkojnë dhe të verifikojnë gjithçka. Shkoni shikojeni vetë vendin e ngjarjes dhe nëse vërtetohet e kundërta e kësaj që them unë, jam unë i pari që do ulen në gjunjë dhe do kërkoj falje. Na morën dje dhe na thanë që hajdeni shikoni vendin e ngjarjes dhe u gëzuam, por kur vajtëm atje, nuk zgjidhëm dhe as morëm vesh asgjë. Ndaj ju lutem ju kërkoj që të merrni masa dhe të zbuloni këtë tragjedi që na ka ndodhur.”, është shprehur daja e 3-vjeçarit, Durim Kaja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu