Dalin pamjet/ Japonia vëzhgon 4 luftanije ruse, po dërgojnë armë dhe njerëz drejt Ukrainës

0

Katër luftanije ruse kaluan përmes ngushticës Tsugaru në Japoninë verilindore mes të martës dhe të mërkurës, duke transportuar ndoshta trupa dhe automjete luftarake në Ukrainë, tha të mërkurën Ministria e Mbrojtjes e Japonisë.

“Ministria e Mbrojtjes e Japonisë do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe lëvizjet e ushtrisë ruse me një ndjenjë të lartë kujdesi”, tha ministria në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.

Ngushtica Tsugaru lidh Detin e Japonisë me Oqeanin Paqësor dhe ndodhet midis dy ishujve kryesorë më të mëdhenj të Japonisë, Honshu dhe Hokkaido.

Një vlerësim publik i inteligjencës i publikuar të martën nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se për shkak të humbjeve të rënda të pësuar në Ukrainë, Rusia po ridislokonte forcat nga “Rrethi i saj Ushtarak Lindor, Flota e Paqësorit dhe Armenia”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu