Dalin pamjet/ Momenti kur autori i armatosur hyn në lokal dhe fillon të qëllojë me breshëri…

0

Janë bërë publike pamjet e sulmit në një lokal natë në Oslo të Norvegjisë, ku duket se autori i armatosur hyn brenda dhe me breshëri qëllon drejt personave brenda.

Në video duken turmat e njerëzve që dalin me vrap të frikësuar nga ambienti i lokalit ku po qëndronin, pas të shtënave.

Ngjarja ndodhi rreth orën 01:00 të ditës së sotme, ku dy persona humbën jetën dhe rreth 20 mbetën të plagosur.

Policia ka arrestuar brenda pesë minutave autorin e ngjarjes, ndërsa nuk dihet ende se cili ishte motivi, megjithëse dyshohet për një akt terrorist.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu