Dedikimi i Shefit të Repartit Zjarrfikës Gramsh, Ilir Llapushi, me rastin e 4 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve

0

4-Maji është Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit. Kjo ditë kremtohet në të gjithë botën. Profesion i vështirë dhe me mjaft rreziqe, që para se gjithash ka idealin dhe humanizmin, të gjithë ata që punojnë në këtë sektor konsiderohen si heronj.

Në Shqipëri duam të veçojmë njërin nga repartet model në këtë drejtim, atë të Zjarrfikësve në Gramsh.

Zjarrfikësit e Gramshit kanë qenë shpeshherë në qendër të publikimeve tona. Për ata flet puna dhe profesionalizmi.

Shpirti i sakrificës, përkushtimit, solidaritetit dhe vetëmohimit i karakterizon në çdo ditë të punës së tyre.

Kanë lënë gjurmë të pashlyeshme kudo ku kanë qenë; në zjarret në banesa në fshat e qytet, në zjarret në pyje, në aksidente, mbytje e përmbytje. Në fatkeqësi natyrore si tërmeti, në ndihmën që kanë dhënë në bashki të tjera të Shqipërisë.

Ata nuk janë kursyer asnjëherë duke rrezikuar edhe jetën.

Ata janë një skuadër që e konsiderojnë njëri-tjetrin, jo thjeshtë shokë në punë, por si vëllezër të një familje. Merita i përket gjithësecilit në këtë repart, por veçanërisht Shefit të Repartit Zjarrfikës, Ilir Llapushi.

Fjalët e mira, përgëzimet, vlerësim për punën e tyre vjen nga pushteti vendor, institucionet, por mbi të gjitha nga qytetarët dhe aq më tepër atyre që u kanë shpëtuar jetën.

Ja dedikimi që Shefi i Repartit Zjarrfikës Gramsh, Ilir Llapushi, i bën kolegëve të tij me rastin e 4-Majit:

 

Kategori që meritoni veç Respekte!

Të shpëtosh një jetë je hero!

Të shpëtosh me dhjetra, je zjarrfikës!

Të shpëtosh nje jetë, ka nje ndjesi që vetëm një zjarrfikës mund ta perjetojë!

Ky është momenti që munde t’ju them publikisht faleminderit nga zemra

ju punoni dhe rrezikoni nga mengjesi në darkë, pa thënë njëherë u lodha.

Ju jeni heronjtë e qytetit tim!

Gëzuar festën!

Faleminderit

Nga: Ilir Llapushi

4 maj 2021

Infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu