Deklarata e Nokës, reagon PD: “Anëtarësia nuk është etiketuar me fjalën “llum”

0

Flamur Noka ka shpërthyer keq ndaj Lulzim Bashës i cili sipas tij kishte ofenduar me fjalën “llum” anëtarët e PD-së që mbështetën Sali Berishën në “Foltore”.

Burimet brenda, PD kanë përgënjeshtruar lajmin e publikuar në media duke theksuar se kjo po përdoret për interesat e tyre personale dhe të pushtetit të Ramës.

Burime për “Fax News” nga PD:
Përpjekje të dëshpëruara dhe fatkeqësisht, jo për herë të parë për të shtrembëruar të vërtetën e diskutimit në mbledhje.

Për asnjë moment, anëtarësia e PD nuk është etiketuar me fjalën “llum”. Kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe sot, në partneritet me Edi Ramën dhe njerëzit e tij, duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personalë dhe të pushtetit të Ramës.

Anëtarësia e PD, militantët e saj të nderuar kanë sfiduar çdo regjim deri më sot, nga ai komunist te ky i fundit Rama-Doshi-Rakipi dhe nuk manipulohet nga asnjë lloj manipulimi që bëhet për llogari të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here