Deklaroi se ishte përdorues droge prej 17 vjetësh, Adi Pojana thumbon kolegët në media: Ik ore futuni tek zabeli juaj

0

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana ka shpërthyer gjatë një intervistë televizive ndaj kolegëve dhe personazheve të njohur. I ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ai ka treguar se kishte vendosur të bënte publike historinë e tij me drogën pasi nuk mund t’i fshihej të shkuarës së tij.

“Ka njerëz që shohim në media. Ne kemi fatin që i njohim. Kanë jete paralele me atë që kanë në studio. Unë nuk jam budalla që deklarova se jam përdorues droge 17 vite. Sepse nuk e fsheh dot historinë time. Pija heroinë. E kam fituar betejen timE dhe jam këtu. I them personazheve, ik ore futu tek zabeli yt, mos na shit dokra këtu se na lodhët,”-tha ai gjatë intervistës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu