Del foto/ Ky është Andrew Bode, i riu që akuzohet për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa

0

TIRANË- Andrew Bode, 44 vjeç, me origjinë nga Berati, dyshohet të jetë ekzekutori i Edmond Papës në 16 dhjetor në zonën e Selitës në Tiranë. Bode, i njohur dhe me emrin Edvin Bode, por për shkak të problemeve me drejtësinë e ka ndërruar para disa vitesh. Por në Gjendjen Civile është regjistruar me emrin Andrew Bode.

44-vjeçarit është shpallur në kërkim nga policia, por akoma nuk është lokalizuar për t’u arrestuar. Dyshohet se ka ikur nga vendi në mënyre ilegale. Ai është ndihmuar nga Albano Velo për të eliminuar Edmond Papën për hakmarrjen e vrasjes së Aleksandër Sadikajt në qershor të vitit të shkuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu