Del foto/ Ky është shqiptari që u ekzekutua mbrëmë në lokal në Athinë. Dedikimet prekëse të shokëve: “U prefsh ne paqe Keli Dejavu të qoftë dheu i lehtë”! (Foto)

0

4 plumba i kanë marrë jetën një 39-vjeçari shqiptar në Athinë mbrëmjen e së dielës. Mediat greke raportojnë se ai u vra një nga person i cili gjuajti ndaj 39-vjeçarit shqiptar të paktën 9 plumba, ku 4 prej tyre e kapën në kokë dhe në trup.

Ndërkohë policia greke po heton në pistën e larjeve të hesapeve dhe trafikimit të drogës. 39-vjeçari shqiptar njihej me emrin Keli, ndërkohë kishte marrë edhe nofkën “Keli Dejavu” për shkak se ishte pronar i një lokali që e kishte quajtur “Deja Vu” .

Mësohet se Keli, ishte me origjinë nga Tepelena, ndërsa marrëdhëniet me Shqipërinë nuk i kishte shkëputur. Madje kishte kontakte të ngushta me shumë këngëtarë e figura të estradës shqiptare. Miq të tij janë tronditur nga nga kjo ngjarje dhe shkruajnë mesazhe pikëlluese në lidhje me ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu