Del fotoja, ky është autori i vrasjes në Peqin

0

Personi në foto është Leonard Bashaliu, autori i vrasjes që tronditi fshatin Gjocaj të Peqinit mëngjesin e sotëm. 40-vjeçari ekzekutoi me armë zjarri, 45-vjeçarin Ylber Xhahysa.

Shkak i ngjarjes duket të jenë bërë motive mjaft banale ku një konflikt i nisur 5 vite më parë ka çuar sot në humbjen e një jete. Leonard Bashaliu ka deklaruar para policisë se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Ylber Xhahysës për shkak të një konflikti të 5 viteve më parë për gërvishtjen e makinës,  që është përshkallëzuar më pas sot në përdorimin e armës.

45-vjeçari Ylber Xhahysa u dërgua në spital ku nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Abc News

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu