Del video e vrasjes së “kumbarit” të Shkodrës. 100 plumba u drejtuan ndaj makinës së tij, 30 e goditën në trup (Video)

0

Ky është momenti ku makina me të cilën udhëtonte Bardhok Pllanajt qëllohet me breshëri arme nga pas.

Në videon ekskluzive të siguruar nga Ora News, shihet se Pllanaj ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e të shtënave, duke u përplasur me një biznes të lëndëve të ndërtimit.

Më pas autorët i kanë dalë në pjesën anësore duke e qëlluar sërish dhe më pas kanë ikur.

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 21:10 të së dielës së 4 prill, ku 46-vjeçari po lëvizte me makinën e tij “Range Rover” në rrugën e Dobraçit kur një mjet tip “Volsvagen Passat” me targa italiane e ka ndjekur.

Brenda makinës së autorëve besohet se kanë qenë të paktën tre persona të cilët kanë qëlluar me breshëri arme, të cilat u gjetën të djegura bashkë me mjetin pas vrasjes.

Më shumë se 100 predha kanë prekur makinën e viktimës, ndërkohë që Pllanaj ka marrë 30 plumba në trup.

Pak minuta pas ngjarjes në komisariatin e Shkodrës u raportua për një makinë e cila po digjej në zonën e pompave në Dobraç.

Gjatë kqyrjes së mjetit policia konstatoi 2 armë zjarri të cilat u dërguan në laboratorin kriminalistik për një ekspertizë të detajuar.

Edhe pse në Shkodër policia lokale dhe FNSH angazhuan në kontrolle dhe krehjen e zonës pas ngjarjes, nuk ka asnjë të shoqëruar.

Përplasja mes grupe kriminale në Shkodër dhe prishja e pazareve të drogës, janë pistat kryesore që po hetohen në lidhje me ngjarjen.´

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu