Demokratët presin Sali Berishën, sekretari i PD-së, Blendi Himci: Jam pro hapjes së Partisë Demokratike

0

Demokratët e Elbasanit shprehen se Basha duhet të ikë pasi i gënjeu gjatë gjithë kohës në krye të PD-së dhe se Berisha po vjen për ta rikthyer PD-në në pushtet. Gjithashtu Berishës i është bashkuar edhe sekretari i PD-së, Blendi Himci i cili  është pro hapjes së Partisë Demokratike.

“Arsyet janë të shumta, nuk u bë analizë për humbjen. E dyta vazhdojmë të mbetemi të mbyllur ndërsa partia demokratike duhet të ishte e hapur për arsye se nuk është respektuar statuti i PD. Unë nuk kam asgjë personale me kryetarin Basha me mënyrën si bëri fushatë, me mënyrën si përfunduan në opozitë, po këto janë qëndrimet e mia për të cilat unë kam rezerva. Nuk kam inate personale as mllefe por do ti shikoja gjithmonë në fokus të një situate e cila kërkon në moment për ta rihapur Partinë Demokraike. Votat janë rritur por vazhdojmë të jemi në opozitë, kjo provon se nuk jemi aty ku duhet”, u shpreh Blendi Himci.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu