Demorkatët acarohen me Nikollën: Nuk je këtu për të zbatuar urdhërat e Ramës

0

Kryetari i Grupi Parlamentar të PD, Alfred Lushaj: Rregullorja e Kuvendit ka përcaktuar të drjtën e deputetit përtë folur 10 minuta dhe i vetmi rast kur rregullorja e ka përcaktuar ndryshe është në rastin ku ka debate për tema të caktuara. Pika 8 parashikon që vetëm kur cmohet për një cështje konkrete mund të përcaktohet koha e deptuetit. Kjo është nëj seancë normale dhe kështu cdo deputet duhet të ketë kohë 10 minuta. ER kuptoj që ju nuk doni të na lisni të flasim. Por e ka rregullorja dhe ju ftoj ta shfuqizoni.

Nikolla: Është një vendimmarrje në tagër të konferencës së kryetarëve dhe ne kemi tagër vetëm të njoftojmë këtë vendim jo ta diskutojmë.

Bardhi: Nuk është në kompetencë të konferencës parlametntare por e vetë Kuvendit për të përcaktuar një rregullore që rregullon bashkëjetesën tonë këtu. Ju e nisni seancën duke thënë se nuk diskutoni vendimin e marrë nga Balla. Koha e përcaktuar vendoset vetëm kur ka një çështje konkrete. Nuk ka ndodhur kurrë në 30 vite parlament ku u thuhet se do flasin gjithsej 100 minuta ndërkohë që rregullorja na njeh të drejtën të flasim 680 minuta. Ju duhet të mblidhni konferencën e kryetarëve për ta ndryshuar këtë vendim. Kush është arsyeja që e keni marrë këtë vendim në shkelje të nenit 48 të rregullores.

Nikolla: Jemi në kohë Covidi dhe prandaj duhet të ketë një orar të tillë.

Bardhi: Kush ju ka thënë juve se këtu përhapet virusi ndërsa në stasdium nuk u përhapka virusi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu