Dënohen me burg dy shqiptarë në Angli, kapen duke kultivuar kanabis në ambientet e berberhanes

0

Autoritetet angleze kanë dënuar me burg dy shqiptarët që u kapën në mars të këtij viti duke kultivuar kanabis në një dyqan që supozohej të ishte berberhane.

Në Britaninë e Madhe janë dënuar me burg dy shqiptarë Ardit Bytyçi 27 vjeç dhe Anoli Domi 24 vjeç pasi u kapën duke çmontuar një shtëpi bari e cila ishte e ndërtuar në ambientet e një berberhaneje.

Prokurori Peter Sabiston tha se në një nga dhomat u gjet një qese me 179 sytha kanabisi, me pajisje ngrohjeje dhe ndriçimi, ventilatorë, vazo të zbrazëta, dhe thasë lëndësh ushqyese. Disa nga dhomat kishin edhe çarçafë plastikë për të mbuluar dritaret. Prokurori tha se kanabisi i gjetur peshonte gjithsej 173.6 g me një vlerë totale të vlerësuar prej 1,700 £.

Autoritetet angleze kanë dënuar me burg dy shqiptarët që u kapën në 2 mars të këtij viti. Sipas medieve britanike dy shqiptarët pasi u arrestuan mohuan çdo akuzë për kultivim të lëndëve narkotike.

Sipas avokatëve mbrojtës Bytyçi, pa precedent të mëparshëm penal ka hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe ka kërkuar avokat për ta ndihmuar në çështjet e emigracionit.

Prokurori i çështjes tha se në telefonat e dy shqiptarëve u gjetën foto të kanabisit që policia sekuestroi në objektin të cilin shqiptarët e kishin marrë me qira për të hapur biznesin e berberhanes. Sipas autoriteteve britanike Ardit Bytyçi i cili u dënua me 2 vite burg ka luajtur rol të rëndësishëm në shtëpinë e barit, ndërsa Anolit Domi i dënuar me 1 vit burgim ishte vartës i të parit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu