Një trajner futbolli ne Spanjë është akuzuar për abuzim me të mitur, pornografi dhe sulme seksuale ndaj tridhjetë fëmijëve. Këto akuza mjaft të rënda ai i ka pranuar këtë të hënë dduke theksuar se edhe ai vetë është abuzuar kur ishte i mitur.
Avokati i të pandehurit, Juan Fernandez Ramos, u ka shpjeguar gazetarëve se i akuzuari është penduar dhe kjo gjë është marrë parasysh duke qenë se edhe ai ka pësuar episode abuzimi në fëmijërinë e tij, shkruan e prëditshmja spanjolle Marca.
Trajneri është dënuar me 77 vjet e katër muaj burg për abuzimet e bëra. Ai përdorte adresa fallco Instagrami dhe i dërgonte fëmijëve foto të femrave nudo duke i kërkuar më pas atyre foto të tyre nudo. Më pas i kërcënonte se do t’ja publikonte.
I akuzuari është angazhuar plotësisht t’u paguajë” të miturve një shkallë kompensimi. Shuma totale e kompensimit shkon në afro 100,000 euro dhe çdo viktimë raportohet se do të marrë 3,000 euro.
Po sipas kësaj të përditshmeje të gjitha këto krime janë kryer ndërmjet viteve 2013 dhe 2018 me të mitur nga mosha 9 deri në 15 vjeç dhe megjithëse janë tridhjetë të prekur nga veprimet e trajnerit, disa nga veprimet e tyre cuditërisht nuk përbëjnë krim, sipas gjykaës së Malagës.