Denoncimi i gruas nga Fieri që i vodhën 100 mln lekë. Grabitësi pret lirimin, na kërcënon si familje: Do t’ju varim në mes të Levanit!

0

Kush do të mbaj përgjegjësi për jetën time nëse Renaldo Latifi lirohet? Është kjo pyetja që Floresha Kalemaj vijon t’i drejtojë gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë Fier Matilda Sholla, e trembur nga fakti se grabitësi i 100 milionë lekëve mund të lihet i lirë.

Kalemaj, ka vënë në dispozicion edhe dokumentacionin përkatës ku tregon se ajo dhe familja e saj ndjehen të frikësuar, e madje sipas saj gjatë kësaj periudhe janë kërcënuar edhe nga prindërit e të ndaluarit. “Ata na kanë kërcënuar me jetë në emër të djalit të tyre duke thënë se do na varnin në mes të Levanit, vend ku ndodhi vjedhja”, shprehet ndër të tjera Kalemaj në letrën e saj drejtuar gjyqtares Sholla. Ajo shton se bashkë me bashkëshortin ka bërë kërkesë që të jetë prezent në proces, pasi janë palë e dëmtuar.

Kujtojmë se 100 milionë lekë dhe automjeti i Xhemal dhe Floresha Kalemaj u grabitën në Levan të Fierit në maj të vitit 2017, ndërsa rreth një vit më vonë dy autorët e ngjarjes u ndaluan nga policia dhe u dënuan nga gjykata. Balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu