Deputetja e Vetëvendosjes diagnostikohet me kancer të gjirit, i nënshtrohet edhe një ndërhyrjeje

0

KOSOVË- Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar ditën e somte se është diagnostikuar me kancer të gjirit. Ajo përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se tashmë ka kryer një ndërhyrje në gji. Kusari theksoi se tre javë më parë, gjatë një kontrolli rutinor të cilin e bën çdo vit, u diagnostikua me kancer të gjirit. Ajo shton se pas rekomandimeve të mjekëve në Klinikën Universitare, vendosën për operacion dhe trajtim.

“Detektimi i hershëm shpëton jetë! Të dashura mike dhe miq, Dua të ndaj një lajm me ju. Sot dola nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës – Klinika e Kirurgjisë Torakale pas operimit të kancerit të gjirit. Tri javë më parë, gjatë një kontrolli rutinor të cilin e bëj çdo vit, u diagnostikova me kancer të gjirit, dhe pas rekomandimeve të mjekëve në Klinikën Universitare, vendosëm për operacion dhe trajtim”, shkruan ajo.

Më tej Kusati ka shkruar se për të gjitha vajzat dhe gratë që nuk kanë bërë ekzaminimin e gjirit gjatë muajit tetor të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit ta bëjnë sa më parë.

“Kontrolli rutinor mund të realizohet në qendrat e mjekësisë familjare, në spitalet rajonale dhe në të gjitha vendet ku ofrohet mamografia. Detektimi i hershëm shpëton jetë, ndërsa vonesat për zbulimin dhe identifikimin e hershëm mund të sjellin pasoja shumë më të rënda. Fatmirësisht, unë e zbulova në një fazë të hershme dhe trajtimi është shumë më i lehtë sesa në fazat e avancuara”, ka theksuar ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu