Deputetja fotografohet duke fjetur në Kuvend, ja çfarë ka për të thënë pas kësaj

0

Aktorja dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, është fotografuar gjatë ditës së sotme duke fjetur gjatë seancës në kuvend. Një person nga opozita e kapi papritur në fotografi duke fjetur dhe ky veprim nuk i pëlqeu aspak Matoshit.

Ajo ka fajësuar kolegët e opozitës që i bën foton dhe që më pas ua shpërndanë disa portaleve në Kosovë. Ditën e sotme Matoshi ka publikuar në Instagarm këtë foto dhe ka bërë një shkrim të shkurtër rreth kësaj çështjeje.

“Të nderuar ndjekës të mi! Kolegët e opozitës nga krahu im i djathtë më shumë merren me mua se me problemet që i kanë shkaktuar vendit! Kanë kohë të bëjnë fotografi, kanë kohë të më shtantazhojnë por kurrë kohë nuk patën të punojnë për të rregulluar diçka për vendin tonë!

Edhe e kam kuptuar që janë shumë të lidhura me disa portale e luftojnë për klikime e pastaj paratë i ndajnë bashkë! Ata kan qejf pak edhe me qenë pak IN, por kurrëqysh nuk kanë dhezur që sa vjet. Të lutemi për ta. Me lakmitarët”, ka shkruar Adriana Matoshi në InstaStory.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu