Detaje nga operacioni që i sekuestroi binjakëve pasuri me vlerë 5 milionë euro

0

Policia e Shtetit jep detaje nga operacioni i koduar “Vëllazëria”, i cili përfundoi me sekuestron e pasurive të vëllezërve nga Mirdita Sokol dhe Elson Marku.

Sipas policisë, sekuestroja kap vlerën e 5 milionë eurove, ndërsa shton se dy vëllezërit janë me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.

Policia: “Gjatë operacionit u vendos sekuestro për 18 automjete, 3 njësi sipërfaqe toke, 2 apartamente, 2 ndërtesa banimi, 2 ambiente bar-kafeje, 1 ndërtesë trekatëshe, me një vlerë të përafërt rreth 5 milion euro, disa prej tyre të përfituara nga dhënia e parave me fajde (konkretisht një bar-kafe, një vilë trekatëshe dhe 18 automjete Porsche, BMW, Mercedes dhe Audi), ndërsa pjesa tjetër e pasurive dyshohet se është përfituar nga aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve”.

“Gjithashtu, nga të dhënat e marra dyshohet se dy vëllezërit merren dhe me trafikim të lëndëve narkotike në Itali”, njofton Policia e Shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu