Detaje nga vdekja e 3 kosovarëve në Gjirin e Lalzit. Mblodhën kërpudha dhe i gatuan

0

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur dje në Durrës. 3 anëtarët e një familje nga Gjilani i Kosovës kanë humbur jetën.

Ata janë helmuar nga kërpudhat, të cilat i kishin mbledhur vetë dhe po i konsumonin në banesën e tyre në Gjirin e Lalzit në Durrës

Lidhur me ketë ngjarje janë vënë në hetim dhe 2 mjekë të qendrës Shëndetësore Manëz, pasi akuzohen se nuk kanë dhënë mjekimin e duhur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale ‘Mjekim i pakujdesshëm’, shtetasit Sh. B., 54 vjeç dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në qendrën shëndetësore Manëz, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe ( familjarë), të cilët nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas kanë mbledhur kërpudha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalzit janë helmuar”, njoftoi policia.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Haliti si dhe bëri apeli që të zbardhet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu