Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja në Tiranë, ku nënë e bir i vodhën pronarit të një banesë mbi 120 milionë dhe sende me vlerë.
Mësohet se 49-vjeçarja Rozeta Dobi dhe djali i saj 23-vjeçari Havier Dobi kanë hyrë në banesë falë çelësit që kishte, gruaja e cila punonte si pastruese.
Pas vjedhjes të dy autorët kanë bërë rrëmujë në shtëpi për të humbur gjurmët, ku të krijohej ideja se banesa kishte rënë pre e banesës nga autorë të tjerë dhe larguar dyshimet nga vetja.
Raportohet se vjedhja ka ndodhur rreth 3 javë më parë, më 15 dhjetor ku dhe u zbulua se gruaja dhe djali i saj kishin marrë 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.