Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e një dite më parë në Librazhd. Shpëtim Skura u qëllua me plumb nga Albi Biçaku 25-vjeç i njohur si person problematik nën qytet. Qëllimi i tij dyshohet të ketë qenë të sulmonte biznesin, por një nga plumbat ka kapur Skurën që ishte një klient rastësor, shkruan abcnews.al.
I plagosuri ka qenë në tavolinë me shokun e tij të punës dhe sapo ishin kthyer nga Durrësi po pinin kafen e mbrëmjes. Ne atë moment ka ardhur autori me një makinë tip “Audi” dhe ka qëlluar një herë me pistoletë, duke plagosur 35 vjeçarin.
I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja:
Mbrëmjen e djeshme një 35-vjeçar mbeti i plagosur, teksa ishte duke pirë kafe me shokun e tij në një nga kafenetë e qytetit të Librazhdit.
Shpëtim Skura mbeti i plagosur në këmbë, pasi 27-vjeçari, Albi Biçaku u afrua pranë kafes dhe nxori pistoletën duke qëlluar një herë drejt tavolinës ku ishin dy shokët.
Policia sekuestroi kamerat në qendër të qytetit për verifikimin e targës së “Audit” më të cilin udhëtonte autori dhe mori në pyetje dëshmitarët.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me armë zjarri një 35 vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.
Vijon ndjekja për kapjen e autorit, shtetasit A. B., 27 vjeç nga Librazhdi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd rreth orës 19:00, kanë marrë njoftim se në lagjen nr 1 Librazhd, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifkimin e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Librazhd, dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Shtetasi A. B., duke qarkulluar me një automjet, në rretrhana ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri shtetasin Sh. S., 35 vjeç.
35-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendnngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rethanave të ngjarjes.