Detaje të reja janë zbuluar edhe nga dosja e Prokurorisë, ku përveç agjentit të infiltruar që kërkonte një vend për të varrosur “hallën”, u zbuluan edhe bisedat me një të moshuar.

0

Duhen lekë edhe për t’u varrosur! Shitja abuzive e varreve në Tufinë ka çuar në pranga 8 persona, mes tyre edhe drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve Funerale në Bashkinë e Tiranës, Eliodor Ndini. Detaje të reja janë zbuluar edhe nga dosja e Prokurorisë, ku përveç agjentit të infiltruar që kërkonte një vend për të varrosur “hallën”, u zbuluan edhe bisedat me një të moshuar.  Bëhet fjalë për një rast abuzimi të kallëzuar nga 81-vjeçarja Mediha Sula, e cila u detyruara të blinte vendin e varrit për vete dhe bashkëshortin e saj, kundrejt shumës prej 500 mijë lekësh të vjetra me kursimet dhe shpërblimin e festave të fundvitit.

Mediha Sula ka rrëfyer para hetuesve se para tre vitesh ka kërkuar të ketë dy varre në Tufinë, një për vete dhe një për bashkëshortin dhe tregon se në në Shtator të vitit 2019, ka takuar një person me emrin Bujar Lica që punonte si shofer tek varrezat e Tufinës. Sipas saj, Bujari i ka treguar se kishte njohje me Adin që ishte përgjegjës varrezash dhe se ky person mund t’i ndihmojë për të gjetur vendet e varreve.  Mirëpo problemi nis këtu! Në varret që u premtoi Adi, preheshin dy trupa. Ndaj dhe ai u ka kërkuar atyre shumën prej 50 mijë lekësh të reja që të bënte zhvarrosjen e dy trupave, kufomat e të cilëve do i vendoste në murale. E në vend të tyre, do të vendoseshin dy të moshuarit që po paguanin.

Ajo ka treguar se iu deshën disa muaj që të grumbullonte paratë, por në dhjetor të 2019 pasi ka marrë shpërblimin e vitit të ri ka shkuar për t’ja dhënë më pas Bujar Licës. Por 6 muaj më vonë, përgjegjësi i varrezave u ndryshua dhe bashkë me të, i ikën dhe paratë. Gjithashtu biseda zhvilloheshin edhe për legalizime dhe favorizime me kredi të buta. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur disa biseda që ka bërë në aplikacionin ëhatsApp me qytetarë të ndryshëm rezulton që Eljodor Ndini i dërgon një foto të legalizimit, të një qytetari një personi me emrin Julian.

Të gjithë të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit nga 30 deri në 50 mijë Lekë të reja, duke shpërdoruar detyrën, kanë siguruar vendvarrime në Tufinë. Prokuroria ka kërkuar për 6 të dyshuarit masën e sigurisë arrest në burg, për dy të tjerë arrest në shtëpi. Lidhur me skemën e mashtrimit, reagoi edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili u shpreh se ai vetë kishte kërkuar hetime prej kohës, e se ishte e lumtur që shkelësit ishin pas hekurave të burgut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu