Detaje të reja/ Kërcënohet me jetë nënkryetari i Bashkisë, kush është autori biznesmen dhe motivi i konfliktit

0

Policia e shtetit njofton se është kanosur për shkak të detyrës nënkryetari i Bashkisë së Krujës, Florind Cerhozi. Burime bëjnë me dije se një person e ka kanosur Cerhozin për shkak të detyrës që ai mban, ndërkohë që kanë nisur hetimet për rastin.

Autori i kanosjes është biznesmeni Muharrem Hoçja, ndërsa konflikti dyshohet se ka nisur për shkak të një pallati të dëmtuar nga tërmeti, i cili duhej rindërtuar.

“Specialistët për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasin M. H., 66 vjeç, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin F. C., 37 vjeç, me detyrë nënkryetar i bashkisë Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu