Detaje të reja nga grabitja në Peqin/ Hynë me armë brenda supermarketit dhe bënë për spital djalin e pronarit

0

Maskat kanë grabitur një supermarket mbrëmjen e së martës në qendër të Peqinit. Mësohet se Agim Spahiu  dhe djali i tij ka rënë pre e dhunës dhe më pas i është grabitur me forcë shuma ditore e xhiros.

Të paktën dy  persona që kanë qenë të armatosur me armë zjarri tip kallashnikov janë përfshirë në grabitjen e parave që dispononte Spahiu në market. Mësohet se xhiroja ditore e grabitur të ketë qënë 600-700 mijë lekë të vjetra. Ata pas grabitjes janë larguar me një automjet që i priste në vendin ku kryen grabitjen.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Në momentin e përleshjes djali pronarit ka carë dorën pas thyerjes së xhamit të derës, për pasojë ka marrë mjekim në spitalin e Peqinit. Një dite më pas familja e biznesit e cila ra pre e grabitjes shprehen të tronditur për ngjarjen. I kontaktuar nga Fax Neës  Agim Spahiu është shprehur:

“Ishte rreth orës 23 të mbrëmjes kur dy persona të maskuar me armë mësyn në supermarket. Nuk i njohëm. Morën paratë e xhiros ditore rreth 600-700 mijë leke të vjetra që ndodheshin në sirtar. Ndërhyri djali që ndodhej me mua. Në atë moment nga përleshja ra xhami i derës dhe ai u lëndua në dorë. Në atë moment dy personat u larguan menjëherë. Djali ishte në spital. Bemë denoncimin, por sot jemi të tronditur . Nuk e kemi hapur biznesin sa të marrim veten”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu