Detaje të reja nga vdekja e 56 vjeçares në Tiranë, bashkëshorti i saj: Nuk tregova se ishte vetëvarur se nuk do më besonin familjarët

0

Detaje të reja janë mësuar ditën e sotme lidhur me vdekjen e 55 vjeçares Shahe Lika në Kamzë të Tiranës, e cila raportohet t’i ketë dhënë fund jetës pasditen e 4 shtatorit duke u vetëvarur në banesën e saj.

Bashkëshorti i saj i cili u tha familjarëve se kishte qenë një vdekje natyrale ka dhënë dëshminë e tij ndërkohë që gjendet brenda komisariatit i arrestuar për dy veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Mësohet se Shefqet Lika ka deklaruar se ishte të detyruar tëgënjente familjarët për mënyrën e vdekjes së 55 vjeçares pasi ata nuk do ta besonin, duke qenë se prej kohësh e akuzonin se e dhunonte.

Ka qenë e bija dhe vëllai i të ndjerës që kanë ngritur dyshimet lidhur me vdekjen e saj. Shahe Lika prej disa ditësh jetonte tek e motra për shkak se bashkëshorti i saj e dhunonte dhe dyshohet se kjo ka qenë një prej arsyeve pse ajo ka vendosur të vetëvritet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu