Detaje të reja nga vdekja misterioze e 22 vjeçares, ja çfarë thotë daja i saj për besimet fetare

0

 

Detaje të reja vijojnë të zbardhen nga vdekja e 22 vjeçares Evgjeni Baxho e cila u gjend e pajetë në banesën e marrë me qera në Tiranë. Ajo ishte rritur në Delvinë jetonte me gjyshërit pasi prindërit e saj ishin të divorcuar dhe nuk e kishin takuar prej 13 vitesh, ndërsa në Tiranë vajza ishte me studime.

Shkaku i vdekjes së studentes 22 vjeçare si fillim u dyshua të ishte një infeksion i marrë në dhëmballë. Por më pas kanë dalë edhe detaje të tjera. Ditë ne djeshme u bënë publike detaje ku thuhej se në trupin e viktimës ishin gjetur shkrime të çuditshme.

Ndërsa ditën e sotme, kanë dal informacione të tjera lidhur me vdekjen e 22 vjeçares, ku është mësuar se pak ditë më parë se të ndërronte jetë, ishte prekur me Covid-19.

Ndërkohë përsa i përket vdekjes së 22 vjeçares ka folur edhe daja i saj i cili tha se ajo nuk ishte besimtare nuk kishte shkuar në kishë apo xhami, kështu që nuk dinte asgjë për shkrimet e gjetura në trupin e saj, për to ishte informuar nga mediat.

“Me Evgjenin flisja shpesh në telefon nuk me kishte shprehur asnjë shqetësim. Sipas tij nuk ishte besimtare, nuk ka shkuar kurrë në kishe apo xhami. Për shkrimet në trupin e mbesës kam dëgjuar nga mediat”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu