Detaje të reja/ Shqiptari u ekzekutua me 8 plumba në kokë, vrasësit e dinin që lëvizte me antiplumb

0

Shqiptari që u ekzekutua pasditen e sotme në një kafene në Sepolia të Athinës lëvizte me jelek antiplumb dhe personat që i bënë atentatin prej kohësh ia kishin kuptuar këtë.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari (i identifikuar si Aristides Pappas) është i njëjti person që iu bë atentat në shkurt të këtij viti, ngjarje e ndodhur në Athinë.

I riu mori dy plumba në trup dhe ia doli të mbijetonte, pasi autorët nxituan të largoheshin pasi panë një grup efektivësh në rrugë.

Ata u larguan duke kërcënuar një taksist të cilin e detyruan t’i çonte në Larissa, por kur zbritën aty, harruan armën brenda makinës.

Por, ky nuk ishte i vetmi atentat që i shpëtonte shqiptari. 32-vjeçari që u vra sot u kishte shpëtuar edhe dy atentateve të tjerë më herët.

Ai vijonte të lëvizte me jelek anti-plumb, por sot “mburoja” e tij nuk funksionoi.

Autori u fut brenda në kafenenë ku po qëndronte shqiptari dhe e qëlloi tetë herë në kokë, duke mos i lënë asnjë shans për të mbijetuar.

Shqiptari rezulton të jetë vënë në pranga më herët për trafik droge, vrasje në tentativë dhe pastrim parash dhe pikërisht këto janë pistat që grupi hetimor ka mbi tavolinë për hetimin e këtij krimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu