TIRANË-Detaje të tjera janë bërë të ditura nga arrestimi i kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro. Goro gjatë momentit të arrestimit ka qenë në një lokal në Dhërmi, ku i pranishëm në tavolinë ka qenë dhe një prokuror, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur. Goro është arrestuar bashkë me 4 zyrtarë të tjerë, ku dy prej tyre janë marrë në pranga dhe dy të tjerë janë nën “arrest shëtpie”.
Më herët Goro është thirrur katër herë në SPAK në muajt e fundit, pasi janë ngritur disa dyshime në lidhje me shkeljen e barazisë në tendera por edhe me investime të caktuara në qytetin e Himarës, gjatë kohës ku Goro mbante postin dhe mandatin e tretë të kryebashkikakut të Himarës.
Këtyre gjetjeve, i është bashkangjitur edhe një kallëzim nga Fredi Beleri, i cili nga paraburgimi ka përforcuar zërat jo vetëm për shpërdorim detyre, por këmbëngul se ka edhe shkelje të tjera në lidhje me detyrën dhe kompetencat e Goros si kryebashkiak i Himarës.
Për këtë kallëzim në SPAK u pyet dhe bashkëshorti ish-ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi ish-deputet i PS. Ndërkohë më herët SPAK ka sekuetruar sipërfaqen e tokës prej rreth 5 mijë metrash katror. Bëhet me dije se kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro është arrestuar me vendim gjykate.