Devoll, 12 komisionerë të LSI-së braktisin detyrën. Kalojnë te Partia Socialiste

0

 

Burime pranë KZAZ-së në Devoll bëjnë me dije se 12 komisionerë të LSI-së kanë braktisur këtë detyrë pak orë para procesit zgjedhor.

Të njëjtat burime thonë se komisionerët kanë paraqitur kërkesa me shkrim, ku thonin se për arsye familjare nuk mund të vijonin të ishin konisionerë në procesin zgjedhor.

Nga ana tjetër, pohohet se vijon puna për zëvendësimin e tyre, gjë e cila nuk është aspak e thjeshtë në këtë situatë sidomos kur bëhet fjalë për parti opozitare apo komisionerë që duhen trajnuar brenda pak orësh.

Burime pranë Partisë Socialiste pretendojnë se kanë kaluar në këtë parti, por jo si komisionerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu