Dhunë në kufirin Bosnje-Kroaci, afganë akuzojnë policinë kufitare se po i dhunon

0

Kroacia vijon të zmbrapsë me dhjetëra familje refugjatësh afganë teksa afron dimri dhe burra, gra e fëmijë kërkojnë një strehë më të sigurt se ç’u kanë ofruar autoritetet boshnjake.

Refugjatët afganë që kanë zgjedhur të kalojnë në Evropë përmes Ballkanit akuzojnë policinë kroate se po i dhunon dhe po i bllokon në përpjekjet e tyre për azil. Një grup ndodhet tani afër kufirit Bosnjë-Kroaci dhe po kërkon të largohet përpara se të vijë dimri.

Emigrantët që kanë ardhur ilegalisht në Evropë ndodhen tani në kamp afër kufirit me Kroacinë.

Ata akuzojnë autoritetet kroate se po i bllokojnë dhe po u cenojnë të drejtën universale për të kërkuar azil.

“Ndoshta unë kam qenë me fat, por kam parë të tjerë që janë keqtrajtuar nga policia kroate. Shokun tim e goditi dy herë, një herë vetëm dhe pastaj me gjithë familjen, si edhe gra e foshnja.”

Kroacia është vend i Bashkimit Evropian prandaj shihet si destinacion kryesor nga emigrantët krahasuar me vendet e Ballkanit përqark.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu