Një shqiptar që përdhunoi një grua të re teksa ajo ishte e dehur dhe në gjumë në një shtëpi në Leeds është dënuar me tetë vjet burg në Britani të Madhe.
Një gjykatë argumentoi se Ardit Cela nuk u pendua pasi i nënshtroi viktimës adoleshente ndaj sulmit seksual.
Cela u shpall fajtor për përdhunim pas një gjyqi në Gjykatën e Leeds.
Juria e gjykatësve tha se sipas provave 28 vjeçari kishte në shënjestër viktimën e pambrojtur teksa ajo ishte duke fjetur në shtrat në një pronë në qytet në vitin 2018.
Cela hyri në dhomën e saj, hoqi rrobat dhe u shtri në shtrat me të.
Ajo u zgjua dhe gjeti Celën duke kryer sulmin seksual.
I pandehuri vazhdoi me sulmin përkundër lutjeve të saj që ai të ndalonte.