Dh*unuan Klea Prengën, vetëdorëzohen në polici motrat Antonela dhe Mariela Berisha

0

Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha, janë vetëdorëzuar në policinë e Tiranës pas dy muajsh në kërkim për rrahjen e Klea Prengës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 gusht 2024, kur Klea, e cila ishte duke darkuar në një restorant, u sulmua barbarisht nga motrat, të cilat e goditën me sende të forta, përfshirë shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë.

Autoritetet fillimisht dyshuan se motrat mund të kishin braktisur Shqipërinë për në Dubai.

Tani ato akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim, dhe rrezikojnë një dënim deri në 10 vjet burg. Prokuroria ka nisur hetimet për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu