Digjet ‘fabrika’ e kanabisit në Angli, vdes shqiptari i bllokuar brenda, plagoset një tjetër

0

Një shqiptar 43- vjeçar ka ndërruar jetë disa ditë më parë pasi u dogj brenda një fabrike kanabisi në Brierley Hill të Birminghamit, në Angli.

Mediat vendase raportojnë se fabrika mori flakë gjatë natës së 4 qershorit teksa shqiptari ndërroi jetë ditën tjetër. Po ashtu një shoku i tij, edhe ai shqiptar u plagos dhe u transportua në spital.

20- vjeçari bashkë me mikun dhe bashkëkombasin e tij 43- vjeçar u bllokuan në fabrikë por vetëm një prej tyre mundi të shpëtohet. Po ashtu dhe një i tretë është shpëtuar por ai nuk dihet se cilës kombësi i përket.

Margaritis Xhindi quhet viktima, babai tre fëmijëve që mbeti i vdekur nga zjarri në fabrikën e kanabisit. “Margariti ishte një djalë i dashur, vëlla dhe baba i mrekullueshëm i tre fëmijëve. Ai kishte punuar shumë shumë në jetën e tij për të siguruar familjen e tij. “Margariti ka prekur zemrat e të gjithëve që e njohën atë dhe ne jemi shkatërruar nga një lajm i trishtuar”, janë shprehur të afërmit.

Një zëdhënës i Policisë West Midlands tha se besonin se të dy burrat ishin trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar nga jashtë dhe ishin duke u mbajtur kundër vullnetit të tyre. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të enjtes, më 4 qershor, në një fabrikë në Brierley Hill. Për arsye ende të paqarta, fabrika ku rritej dhe përpunohej kanabisi mori flakë bashkë me dy shqiptarët brenda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu