Dikur u betua se nuk do të përdorte kurrë daullet për përurime, pse ndryshoi sot mendim kryeministri Rama?

0

Ne nuk jemi si ai që i bënte me daulle,”-kështu është shprehur disa herë kryeministri Edi Rama, duke ironizuar paraardhësin e tij në detyrë, Sali Berisha për metodën e tij të inagurimit të investimeve në vend. Por sot e bëri vetë!

Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, më 29 nëntor, pra sot, kreu i qeverisë shkoi në Dibër për të inaguruar hapjen e rrugës së Arbërit, një investim i stërpremtuar nga të gjitha qeveritë e vendit. Por përveç banorëve dhe politikanëve, Rama shoqërohej edhe nga disa ‘tupanxhinj’, të cilët me daulle në dorë krijuan një atmosferë festive.

E gjithashtu bënë atë që Rama prej vitesh ironizon opozitën, e zotohet se vetë nuk do ta bëjë kurrë, megjithatë duket se pas 8 vitesh qeverisje duallet do t’i huazojë edhe ai në inagurimet që bën vetë.

Çfarë thoshte kryeministri dikur për daullet?

10/02/19- Rama: Mos i ngut se ne nuk jemi si ai që i bënte me daulle dhe pastaj të linte mbrapa shkopin e daulles dhe i binte vetës.

29/09/20- Rama: Ne jemi në një rrugë ku faktikisht po ndajmë me njerëzit frute të punës dhe përpjekje të përbashkëta. Rrugët me daulle janë njësoj si tramvai.

07/07/20- Rama: Thjesht për të rendur kryeministri me daulle për të përuruar rrugët në 4 anët, do të ngelnin në klasë çdo njëri që ka mbushur ato viza.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu