Dinamika e masakrës në Velipojë, ku mbeti i vdekur kamarieri me 30 lekë në xhep: Takohemi në darkë aty…!

0

Konflikti ka nisur në mesditën e së shtunës mes vëllezërve Gocaj dhe Ferracaku por duke parë që kishte shumë lëvizje nga puyshuesit e kanë lënë të sqarohen në darkë.

Ora shënonte 1 e 30 e natës Hasan Ferracaku, vëllai i Kujtim Ferracakut i cili mbeti i plagosur niset për te vëllezërit Gocaj, në biznesin e tyre për tu sqaruar për konfliktin e paradites në lidhje me shezlonët.

Gjatë bisedës vëllezërit Gocaj kërkonin hapsirën që kishin para hotelit të tyre, por Hasan Ferracaku ka thë se ka aplikuar ai për ta marrë atë pjesë.
Gjatë saqrimit me “armë në brez”, palët jo vetëm që nuk sqarohen por nisin të ofendojnë dhe shajnë njëri tjetrin.

Nxjerrja e armëve dhe përdorimi i tyre ka filluar pasi Kujtim Ferracaka pronari i hotel “Fantazia” ka mbërritur në biznesin e “Gocajve”. Të gjith personat që kanë qenë në ngjarje kanë qenë të armatosur vetëm një armë nuk ka shtier ajo e Kujtim Ferracakut pasi ishte ai i pari i cili u vra në vend.

Nga raportimet e bëra në media mendohet se armët e përdorura kanë qenë 3 pistoleta dhe një kallashnikov në vendin ku ndodhi masakra janë gjetur 18 plumba 5 nga kallashnikovi dhe 13 nga pistoletat e përdorura. Duket se kallashnikovi ose ka ngecur ose ai që e ka patur ka mbetur i vrarë këtë do ta sqarojë policia.

Kujtojmë se nga kjo “far west” mbetën të vdekur Kujtim Ferracaku, dy vëllezërit Gocaj dhe kamarieri fatkeq Musaen Zeneli.Ky i fundit sapo dëgjoi krismat tentoi të largohej nga hoteli por për fatin e keq e kapën plumbat dhe e lanë të vdekur në vend me 30 lekë në xhep.

Të plagosur mbetën Hasan Ferracaku ai i cili vajti ta sqarojë situatën dhe djali i motrës së tij.Burimi i kësaj vrasjeje ishte paraja dhe egoja, për të patura atë që nuk është e jotja por e shtetit dhe kur ai nuk vrepon ti e sqaron me armë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu