Disa lëkundje tërmeti gjatë natës në Shqipëri, lëkundje edhe në Elbasan, ja epiqendrat

0

Disa lëkundje tërmeti kanë rënë nga mbrëmja e kaluar në Shqipëria, me epiqendra të shpërndara nga veriu në jug.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, bëhet fjalë për lëkundje me intensitet të ulët, nga 2.2 në 3.8. Nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.

Pas saj, pak minuta më vonë u ndje një lëkundje në detin Jon, pranë Sarandës, e cila pati një magnitudë 2.6 të shkallës Rihter. Lëkundja u ndje më shumë nga sizmografët se sa nga qytetarët.

Ndërkohë gjatë mbrëmjes së djeshme dy lëkundje të tjera kanë lëkundur zonën e Elbasanit dhe Dibrës, të cilat po ashtu kanë patur magnitudë të ulët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu