Diskutimet Kosovë-Serbi, Vuçiç largohet nga takimi: Kosova është pjesë e Serbisë

0
Serbian President Aleksandar Vucic listens Turkey's President Recep Tayyip Erdogan during a joint news conference in Belgrade, Serbia, Monday, Oct. 7, 2019. Turkish President Recep Tayyip Erdogan said Monday in Belgrade that Turkey will continue to play a "constructive role" in boosting stability in the Balkans where it maintains historic influence stemming from the centuries-long Ottoman rule. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit nuk arritën që të pajtohen për të gjitha konkluzionet e takimit, ku Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, u largua para përfundimit të Samitit të Berdo-Brijunit.

Vuçiç u tha gazetarëve serbë se “nuk ka pranuar që në konkluzionet e takimit të përmendet mosndryshimi i kufijve në rajon, pa u përfshirë edhe kërkesa e Serbisë, që kjo të nënkuptojë “mosndryshimin e kufijve të njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara”, që sipas tij, nuk është pranuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Serbia gjithmonë ka mbështetur parimin e respektimit të mosndryshimit të kufijve të njohur nga Kombet e Bashkuara. Disa mendojnë se kufijtë nuk duhet të ndryshohen ashtu si u atyre pëlqen, kurse ne mendojmë se kufijtë nuk duhet të ndryshohen, gjë që është në përputhje me rregullat e vendosura nga Kombet e Bashkuara”, tha Vuçiç, pas takimit. Ai insistoi se “Kosova është pjesë e Serbisë” dhe se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës po ashtu nuk është respektuar parimi i mosndryshimit të kufijve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu