Dita e gruas festohet ne “qendren Balashe”, të moshuarat shprehen tej mase të emocionuara

0

Qëndra sociale Balashe e cila prej kohësh u vjen në ndihmë personave ne nevojë në qytetin e Elbasanit sot me rastin e festës së gruas ka surprizuar të moshuarat që ndodhen në këtë familje të madhe sic edhe ato vetë e quajne. . Gjithcka sot aty ishte e larmishme e mëngjesi nisi ndryshe nga cdo ditë tjetër. Me muzikë valle dhe ushqime të përgatitura posacërisht për to edhe me lule shumë ngjyrëshe të mundësuara nga “NOE FLOWERS”. Përgjegjesja e qëndres Liljana Alla tregon më tepër rreth iniciativës që ndërmorën këtë ditë për të lumturuar të moshuarit. Sipas saj ata kujdesen cdo ditë që ata të mos ndjehen të vetmuar apo të braktisur. Sot me rastin e 8 Marsit ata përgatitën këtë ambjent festiv në mënyrë që ato të ndjehen sit ë gjitha gratë e tjera në shoqëri.
Gjithashtu zonja Liljana përmes infoëeb gjen mundësinë të urojë të gjitha femrat kudo ndodhen gëzuar festen e 8 marsit.

Edhe vete të moshuarat ndjehen tej mase të emocionuara për këtë ditë ndryshe e gjithashtu falenderojnë qëndrën balashe që I bën ato të mos ndjehen asnjeherë të vetmuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu