Dita nis me kthjellime, por mesdita rezervon surpriza. Moti, Shqipëri, Europë, Kosovë dhe Maqedoni për sot

0

 

Sipas MeteoAlb orët e para të ditës mbeten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, ku më të shpeshta vranësirat do jenë pjesërisht në zonat e ulëta dhe kryesisht ato malore duke krijuar mundësinë për shira të papërfillshëm në zonat veriperëndimore dhe skajin verior.

Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës të largojë vranësirat nga i gjithë territori duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 28°C.

Era do fryjë mesatare dhe herë pas herë forcohet në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Dita nis me kthjellime, por duke ju afruar mesditës vranësirat shtohen duke sjellë shira të pakët e të izoluar në veri të vendit. Por sërish pasditja dhe mbrëmja sjellin largim të vranësirave dhe dominim të motit të kthjellët në Republikën e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

MV mbetet gjatë paradites në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore por pa mundur të gjenerojnë reshje. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëtat kushte atmosferike.

Rajoni dhe Europa

Rajoni Verior dhe Qendror i kontinentit vijojnë me vranësira të dendura dhe rrebesheve të shiut, shoqëruar herë pas-here me erë të vrullshme. Po ashtu Lindja dhe Gadishulli i Ballkanit mbeten në ndikimin e vranësirave dhe shirave të pakët.

Ndërsa kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominojnë në Gadishullin Iberik dhe Brigjet e Egjeut

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu